Xhamia e fshatit Zagore (e vjetra)
Xhamia e fshatit Zagorë ( e vjetra ) ndodhet në qendrëe administrative Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe.
Xhamia e fshatit Zagor është e ndertuar rreth viteve 1845
Kjo xhami ka një sipërfaqe prej 6-të dynym tokë.
Është e ndërtuar nga vetë banorët vendas me mundësitë e tyre, kjo xhami në afersi të sajë ka edhe mejtepin i cili ka pasur një siperfaqe prej 40 m2 dhe se ka shërbyer për mësim besimin e nxënësve të zonës.
Karakteristikë e kësaj xhamie ka qenë se: mafili i grave ka zënë ½ e sipërfaqes së xhamisë, ndërsa Minareja ka qenë 27m e lartë dhe ka qenë ndërtuar nga besimtari: Mehmet KRAJA.
Karakteristikë tjetër e kësaj xhamie ka qenë se në mungese të abdes’hanes ka pasur një sarazhe (vend grumbudhimi uji) e cila ka shërbyer për shumë funksione të ndryshme për të gjithe banorët në përgjithësi e për xhaminë në veçanti.
Karakteristikë tjetër ka qenë se kjo xhami në shërbim të sajë ka pasur edhe shtëpinë e hoxhës e cila dhe ajo ka pasur një sipërfaqe prej 40m2.
Edhe kjo xhami si shumë xhami tjera ka pasur fatin që aktiviteti i saj të përfundojë në vitin 1967, pas këtij viti deri në vitin 1980 kjo xhami ka shërbyer si Magazin, ne vitin 1981 kjo xhami është prishur në këtë gjendje siç tregojnë edhe fotot.
Imamet që kanë shërbyer në këtë xhami kanë qënë:
Hoxha i nderuar: Mulla DELIA
Hoxha i nderuar dhe i repektuar nga krejt Malësia: Mehmet KUQKIQI.
Te dy nga qyteti I Shkodres.