Ditën e Marte me datë 05.06.2018 në xhaminë e  Koplikut Qendër të rrethit Malësi e Madhe u shtrua një Iftar me Imamet, muezinët dhe komisionet e xhamive po të rrethit Malësi e Madhe.

Ky iftare u mundesu nga shoqatat Tradita Shkodër dhe Al-Buhari Vjenë në bashkëpunim me Myftininë Malësi e Madhe.

I pranishëm ishte edhe Myftiu i rrethit Malësi e Madhe Edmir SMAJLAJ si dhe perfaqesuesi i shoqatës Tradita shkodër Sidrit Kurtibegu.

Pas thirrjes së ezanit teë akshamit u fale namazi i akshamit ku faljen e namazit e fali studenti Elsaid Tahiri i cili studion në Bursa të Turqisë.

Pas Iftarit  myftiu Edmir SMAJLAJ uroi te pranishmit me rastin e hyrjes në 10 ditëshin e fundit të muajit Ramazan   si dhe i këshilloi ta përjetojnë këtë 10 ditësh me ibadetet.

Falenderoi sponsorizuesit e këtij iftari.

Myftiu u ndal edhe në rëndësinë e sadakatul Fitrit, zeqatit vjetore, si dhe i urdheroi imamet që në hytben e xhumasë ti kushtojnë disa minuta edhe rëndësisë së Haxhit që të njoftohen xhematet për afatin e rregjistrimit që është deri me 26 Qershor.