Pasditen e dites se Marte me dt: 07 Mars 2023, ne xhaminë e fshatit Kullaj, Qendra Administrative Gruemire Malesi e Madhe, myftinia Malësi e Madhe nen moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunen e gjashte fetare për vitin kalendarik 2023, me temë:
*Vlera e dijes dhe kerkimi i saje ne Isam*.
Namazin e Iqindise e fali imami i xhamisë së fshatit Kullaj Armand HAXHIA.
Pas faljes se namazit u mbajt tribuna ku myftiu Edmir Smajlaj shpalosi temen në disa pika ku nderto u spikaten:
Ajeti Kur’anor ku Allahu Subhanehu Ve Teala thote: “Ikre” Lexo.
“A Jane te barabartë ata te cilët dine me ate te cilët nuk dijnë” Me keto ajete kuptim plote filloi dhe tribuna se kerkimi i dijes ka filluar qe me zbritjen e ajetit te pare ne Kur’an “Ikre” Lexo per te na llene mesim se kerkimi i diturisë eshte obligim per te gjithe nuk ka dallim moshe apo gjinie.
Hadithi profetik per rendesine e kerkimit te diturisë: “Kerkimi i dijes eshte obligim per çdo musliman”. Mesimi i diturisë per hir te Allahut është frikë, mbushja e zemrës plot respekt dhe frikë. Kerkimi i dijes eshte adhurim, te shkosh ne mesim per te fituar dije eshte te lavderosh Allahun.
Te mesosh te tjeret eshte sadaka.
Dituria eshte shoku me i mire kur je vetem, eshte udherrefyese ne çeshtjet fese, me miqte te ben te respektuar, me te huajt nje mik i mirë dhe eshte treguesi i rruges se xhennetit. Allahu per shkak te dijes i ngrit ne grade disa njerez dhe i ben ata shembull, prijes dhe udherrefyes ne pune te dobishme. Dituria eshte jeta e zemres kunder verberise, drita e syve kunder errësirës, forca e trupave kunder dobesise.
Imam Shafiu e ndante naten ne tre pjesë, ne nje te treten flinte, ne nje te treten bente adhurim dhe ne nje te treten merrej me dituri. Në fund myftiu SMAJLAJ falenderoi të pranishmit duke filluar nga imami i xhamise Armand HAXHIA i cili shërben prej disa vitesh në ketë xhami, imamet prezent si dhe besimtaret e shumte qe kishin mbushur xhaminë.


