Pasdreken e ditës së Hënë dt. 24 Shkurt 2025, në xhaminë e fshatit Ktosh-Grizhe Malësi e Madhe u mbajt tribuna fetare me rastin e pritjes se muajit te Bekuar Ramazan 2025-1446.
Këtë tribunë e hapi studenti me studime ne Bursa Turkiye Elsaid Naim TAHIRI me pjesë nga Kur’ani Famëlartë.
Më pas Myftiu i myftinisë Malesi e Madhe mbajti ligjëratën përkatëse për muajin Ramazan ku ndër të tjera theksoi:
01. Ramazani muaji i Mëshirës.
02. Ramazani muaji i faljes.
03. Ramazani muaji i agjërimit.
04. Ramazani muaji i Kur’anit.
05. Ramazani muaji i veprave të mira.
06. Ramazani muaji i shtimit të devotshmërië.
07. Ramazani muaji i sakrificës.
Në fund të tribunës myftiu falënderoi të pranishmit të cilët morën pjesë në këtë aktivitet, si dhe u uroi mirëseardhjen e muajit Ramazan, e ta shfrytëzojmë me veprat e sipërpërmendura.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë.
