Sot me date: 17 Shkurt 2022, pas namazit të iqindise ne xhamine e fshatit Balshaj myftinia Malesi e Madhe organizoi tribunen e pare per vitin kalendarik 2022 me imamet e fshatrave Balshaj, Ktosh, Grude – Fushë, Kçar, Demiraj dhe Çesme, me temë “Te mësojme nga jeta e pejgamberit Muhammed alejhi selam”.Namazin e iqindise e fali myftiu i Malesisë se Madhe Edmir SMAJLAJ. @edmirsmajlaj Pas namazit dhe ne prezencen e dhjetra besimtareve myftiu SMAJLAJ hapi tribunen e pare per gjatë ketyre tre muajve te medhenj duke iu uruar mirëseardhjen te pranishmeve ne kete tribune.Tribuna vijoi me kendim te nje pjese Kur’anore nga imami i qytetit te Burrelit Vladimir HAXHIA, i cili ishte mysafir në kete tribune, pas leximit te Kur’anit myftiu u dha fjalen ligjeruesve. Ne kete tribune u spikat jeta e pejgamberit Muhammed alejhi selam ne disa dimensione si: Rinia e Pejgamberit Muhammed alejhi selam, Muhammedi alejhi selam dhe devotshmëria e tij, Morali i Muhammedit alejhi selam. Vellazeria ne Islam nen shembullin profetik, Muhammedi alejhi selam dhe Kur’ani.Ne fund te tribunes myftiu Edmir SMAJLAJ njoftoi besimtaret se kjo traditë me tribuna do vijoje diten e Ejte me date: 24 Shkurt 2022 ne oren: 15.15. ne xhamine e fshatit Gruemire ku do ligjerojne imamet e xhamiave si: imami i xhamisë së fshatit Linaj, Kurte, Kullaj, Rrash – Hysaj, Vorfe dhe Boriç i Madh.