Ditën e dielë me datë 25 Janar 2026 myftiu i myftinisë Malësi e Madhe Edmir SMAJLAJ, i ftuar nga “Këshilli i Bashkësisë Islame” Dinoshë, për Tribunën  me temë: Tefsiri i sures “Ed-duha”.

Pas namazit te jacisë imami i xhamisë Dinoshë në Malin e Zi Nadir BAJRAKTARI prezantoi myftiun Edmir  Smajlaj që na ka nderuar me prezencën e tij në këtë  xhami.

Myftiu Edmir SMAJLAJ  mori fjalën  ku falenderoi  Këshillin e Bashkësisë Islame në Dinoshë  për ftesën e bërë, falenderoi të pranishmit që prezantuan në këtë tribunë.

Trajtimi  i sures Ed-duha  u spjegu në disa pika si:

01. Surja  Ed-Duha (الضحى)  e 93-ta  e  rënditur në Kur’an,

E shpallur në Mekë,

Numri i ajeteve: 11,

02.  Ed-Duha – “Paraditja / Drita e mëngjesit”

03. Shkaku i shpalljes,

Për një periudhë të shkurtër shpallja hyjnore u ndërpre. Jobesimtarët e Mekës thanë se Allahu e kishte braktisur Profetin Muhamed alejhi selam.

04. Kjo sure zbriti si ngushëllim, përgënjeshtrim i tyre dhe përforcim i zemrës së Profetit ﷺ.

05. Betimi dhe qetësimi (ajetet 1–3)

“Betohem në paraditën! Dhe në natën kur qetësohet! Zoti yt nuk të ka braktisur dhe nuk të ka urryer.”

Allahu betohet në dritën e mëngjesit dhe qetësinë e natës.

Kjo tregon se ashtu siç ndërrohen nata dhe dita, edhe vështirësitë pasohen nga lehtësimi.

Mesazh i qartë: Allahu nuk e ka lënë Profetin ﷺ.

06. E ardhmja më e mirë dhe kënaqësia (ajetet 4–5)

“Ahireti është më i mirë për ty se kjo botë. Dhe Zoti yt do të të japë derisa të jesh i kënaqur.”

Ajo që vjen më vonë është më e mirë se gjendja e tanishme.

Premtim për nder, mirësi dhe ndërmjetësim (shefa’at) për umetin.

07. Përkujtimi i begative të Allahut (ajetet 6–8)

“A nuk të gjeti jetim e të strehoi? Të humbur e të udhëzoi? Të varfër e të begatoi?”

Allahu përmend tri begati të mëdha:

Përkujdesja ndaj jetimit

Udhëzimi në të vërtetën

Furnizimi dhe mjaftueshmëria

Qëllimi: të forcohet besimi dhe mbështetja në Allahun.

08. Urdhra praktike (ajetet 9–11)

“Prandaj mos e shtyp jetimin! Mos e përzë lypësin! Dhe për begatitë e Zotit tënd fol!”

Mirënjohja shfaqet me vepra:

Mos e poshtëro jetimin

Mos e refuzo nevojtarin

Përmendi begatitë e Allahut me falënderim, jo me mendjemadhësi

Mesazhet kryesore të sures

Allahu nuk e braktis robin e Tij.

Vështirësitë janë të përkohshme.

Kujtimi i begative të kaluara sjell durim dhe shpresë.

Falënderimi i vërtetë është kujdesi për të tjerët.

Për të pranishmit ishte përgatitur një kokteil në mysafirhanen e xhamisë ku yë pranishmit i përshëndeti kryetari i këshillit të bashkësisë islame Dinoshë Shemsudin LULANAJ ku falenderoi myftiun për ligjëratën e tij si dhe te pranishmit për prezencën e tyre.