Myftinia Malësi e Madhe 3 shkurt 2019
Paraditen e ditës së diele me datë 03 shkurt 2019 nga ora: 09.00 deri në orën 11.00 në “Qendren e Kur’anit” pranë myftinisë Malesi e Madhe u organizu takimi “Të jesh musliman “,nga cikli i bisedave mujore posaçërisht për grate e rrethit Malësi e Madhe organizuar nga Myftinia Malësi e Madhe me temë “DEVOTSHMERIA”.
Në këtë takim ligjërata u mbajt nga vetë myftiu Edmir SMAJLAJ.
Takimi filloi me falenderim për organizatorin e këtij takimi që është imami I xhamisë Koplik Qendër Agim ELEZI. Ligjërata u shtjellua në disa pika që të bëhet më e kuptueshme si temë nga grate të cilat ishin të pranishme në këtë takim. Në përfundimit të ligjëratës me temë “Të jesh musliman ” Myftiu falenderoi edhe pjesëmarreset në këtë aktivitet.