Home » Aktivitete » Takim me te rijte

Takim me te rijte

Myftinia Malësi e Madhe 30.12.2019
Takim me të rinjtë. Në përmbydhje të aktiviteteve për vitin 2019, Myftinia Malësi e Madhe organizoi sot një takim me të rinjtë e xhamive Malësi e Madhe. Në fjalën e tij Myftiu i Malësisë së Madhe H. Edmir Smajlaj falenderoj të gjithë të rinjtë e xhamiave që janë bëre pjesë e aktiviteteve që myftinia Malësi e Madhe ka oranizuar për vitin 2019. I falenderoj përzemërsisht të gjithë ato të rinjë që u bënë pjesë e nismave sidomos asaj të solidarizimit me familjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pasi bëri falenderimet Myftiu foli për rëndësinë e librit si burim i rëndësishëm i diturisë, por edhe për rëndësinë e mësuesit dhe marrjes së udhëzimeve dhe shpjegimeve të nevojshme në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe brez pas brezi nga goja e specialistit të besueshëm. Në vargjet e para të shpalljes Hyjnore theksohet porosia për të lexuar. “Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi. Njeriun e krijoi nga Alek. Lexo se Zoti yt është më Fisniku. Është Ai i cili e mësoi njeriun nëpërmjet pendës. Atij ia mësoi atë që nuk e dinte.” ElAlek 1-5.Kuptimi i këtyre vargjeve na obligon që ta ruajmë dhe ta forcojmë kontaktin me librin dhe studimin. Kjo është mënyra e saktë që e prezanton njeriun me Krijuesin e tij dhe të vërtetën shkencore në jetë.
Me këtë rast Hoxha i xhamisë Koplik Agim Elezi bëri një përmbledhje librit “Bazat e thirrjes Islame” me Autor Dr. Abdulkerim Zejdan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*