Myftinia Malësi e Madhe 02.02.2019
Paraditen e ditës se shtune me date 02.shkurt 2019,myftinia Malësi e Madhe në bashkëpunim me Fondacionin “MIRËSIA” Tirane,bënë të mundur shpërndarjen për 80 familje të fshatrave Linaj, Egç, Lepurosh dhe Kurte të Batenijeve dhe disa soba ngrohjeje për familjet në nevoje.
Myftiu i Malësisë së Madhe Edmir SMAJLAJ falenderoi përzemërsisht drejtorin e Fondacionit ‘Mirësia’ Korab KAJA i cili bëri të mundur që ti gëzoje keëto familje me batenije si dhe disa të tjera me soba ngrohjeje.
Fondacioni “Miresia” ka kontribuar në rrethin Malësi e Madhe me ndërtimin e tri xhamiave; Kaldrun, Koplik Sipër, Grudë Fushë si dhe Qeëndren e Kur’anit prane myftinisë Maësi e Madhe, po ashtu ju ka ardhur ne ndihme me pencionet e familjeve me jetime, ndertim shtepie jetimi, pako ushqimore gjate muajit të bekuar Ramazan, shtrimin e shume iftareve për agjeruesit, pakot me mish Kurbani në festën e Kurban Bajramit.
Një falenderim të veçantë myftiu përcjell për të gjithë donatorët që mbështesin fondacionin “Miresia”.
Ky nuk do jetë kontributi i vetëm në rrethin Malësi e Madhe nga fondacioni “Mirësia” por do të vijojë edhe në të ardhmen për rrethin Malësi e Madhe u shpreh drejtori i fondacionit Korab KAJA I cili falenderoi dhe vlerësoi njëkohësisht gadishmërinë e myftinisë Malësi e Madhe dhe Myftiun H. Edmir Smajlaj që gjithmonë u vjen në ndihme banorëve të Rrethit Malësi e Madhe.