Xhamia e fshatit Repisht
Xhamia e fshatit Repisht është në qëndren administrative Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe.
Në vitin 1880 banorët e fshatit Repisht mblidhen dhe vendosin që të ndertojnë objektin e kultit fetare Xhaminë.
Banori I ketij fshati si me I madhi I fisit të Makajve: Rexh Mehmet MAKAJ dhuron token në mes të fshatit vakuf per xhami.
Të gjithe banoret vendas kontribuan në ndërtimin e kesaj xhamie kush me para, e kush me force krahu, e kush me materiale ndertimi deri në ndërtimin e plotë të kesaj xhamie.
Krahas xhamisë banorët patën ndertuar edhe mejtepin e xhamisë ku do të mesonin dhe mesuan shume nxenës të këtij fshati.
Në vitin 1943 Forcat Ajrore Italianë bombarduan fshatin Repisht ku pat shume të vdekur të lenduar dhe shume shtëpi të rrenuara po këtij bombardimi nuk I shpetoi as edhe mejtëpi.
Edhe kjo xhami si shume xhamia tjera në Shqiperi e ka pasur fatin që të rrenohet fille pas hyrjes në fuqi të vendimit fatëkeq të prishjes së objeketëve të kultit fetare.
Xhamia nuk u rindertu ma pas rihapjes së besimt, por nje pjesë e mureve të mbetura të xhamisë së vjetër egzistojnë akoma në këmbë, shpresojmë që në një të ardhme shume të shpejtë të rindertohet ajo kala dijeje e cila I mungon asaj zonë.
Imamet që sherbyen në ketë xhami kanë qënë:
Hoxhe Mehmet DUKA nga katundi Duke Malesi e Madhe.
Hoxhe Sëfer Dul KURTULAJ repishtas I kthyer nga studimet I lirohet vendi ii imamllekut nga Hoxha I nderuar Mehmet DUKA, ku pas dy vitëve sherbim nga Hoxha Sëferi rikthehet persëri hoxha I madh Mehmet DUKA.
Hoxhe Mulla Ali SHOSHI sherbeu per nje kohe shume të gjatëderi në vitin 1946.
Hoxhe Hazir TËTOVA nga Tëtova e Maqëdonisë deri në vitin 1949.
Hoxhe Abdul Rrahimi nga Maqëdonia nga viti 19949 deri në vitin 1951
Hoxhe Ceno BULIQI nga viti 1951 deri në vitin 1957
Hoxhe Ibrahim TARI nga viti 1957 deri në vitin 1967.