Diten e Hene me dt: 04, Mars, 2024 ne Myftinine Malesi e Madhe u be e mundur qe, Fondacioni i i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë nëpërmjet Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Amabadadës së Republikës së Turqisë në Tiranë mundësoi shpërndarjen e 120 pakove ushqimore per Ramazanin e vitit kalendarik 2024. Këto 120 pako ushqimore u shpërndanë në 24 xhamitë që ka kjo myftini.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përpara përfituesve dhe mysafirëve të ardhur enkas për të shpërndarë këtë kontribut të vëllezërve nga Turqia, u shpreh me urimet më të mira për një agjërim sa më të lehtë e të pranuar nga Allahu Subhanehu Ve Teala, si dhe duke falenderuar të gjithë ata që u bënë shkak për këtë ndihmë në prag të muajit Ramazan.
Më pas edhe Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Amabadadës së Republikës së Turqisë në Tiranë falendëroi myftiun Smajlaj për këtë organizim si dhe u shpreh se populli vëlla Turk është pranë njerëzve në nevojë, me lutjet për një agjërim sa më të lehtë per të gjithë.



