Paraditen e ditës së Diel me dt: 05 – Nëntor – 2023, në ambjetet e Myftinisë Malësi e Madhe u organizu trajnimi i radhes me temë: *Përgjegjësia e Imamit*, sipas kalendarit vjetor te punës i miratuar që në fillim te vitit kalendarik 2023.

I ftuar për të realizuar këtë trajnim ishte Dr. Sedat RRUSTEMI nga Prishtinia.

Si fillim myftiu i uroi mirë se ardhjen trajnuesit si dhe i uroi sukses në ketë trajnim.

Ligjëruesi e trajtoi temen në disa pika shumë të rëndësishme:

01.Fenë e kemi amanet nga Allahu, sa e kemi kuptuar këtë amanet?

02. Përgjegjësia karshi diturisë.

03. Mëkati i dijetarit është më i madh se i të tjerëve.

04. Drejtësia me diturinë.

05. Vazhdo në kërkim te dijes e mos mjafto me atë që ke.

06. Mos lejonë të pëergjigjesh me mëndje pa ju referuar Kur’anit dhe Sunnetit te Pejgamberit Muhammed alejhi selam.

Në fund te trajnimit myftiu Edmir SMAJLAJ falenderoi imamët që prezantuan në këtë trajnim, si dhe hoxhën e nderuar për trajtimin e kësaj teme me shumë dobi për të gjithë imamet.

Duke shpresuar që deri në fund të vitit kalendarik 2023 të kemi organizime të tilla me imamët dhe me xhematet e xhamiave të Myftinise Malesi e Madhe.

Pas trajnimit u fal edhe namazi i drekës në xhaminë e Koplikut Qëndër.