Pasditen e ditës së shtunë dt: 14 Shkurt 2026, në xhaminë e Koplikut Qëndër pranë myftinisë Malësi e Madhe sipas njoftimit të bërë pak ditë më përpara ku i ftuar ishte profesor Ferid Piku me temen: “MIRË SE VJEN O RAMAZAN”.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i uroi të ftuarit sukses në ligjërimin e tij.
I ftuari Profesor Ferid PIKU së pari falenderoi Myftiun Edmir SMAJLAJ për ftesen për të marrë pjesë në këtë tribunë.
Së dyti ligjëruesi në këtë tribunë shpalosi vlerat e Islamit i cili i bashkon të gjithë besimtarët në Namazet ditore, në Haxh e në umre.
muaji Ramazan i bashkon besimtarët në; syfyr, iftar, në namaz të veçantë siç është namazi i teravive, lexim i Kur’anit, lëmoshë.
Duke pasur parasysh gjithë këto mirësi të mëdha e vlera të veçanta që ka Ramazani na del e udhës ti themi Ramazanit mirë se vjen.
Nëse namazi, haxhi, umreja sadakaja dhe zeqati e kanë shpërblimin nga 10 deri në 700 herë, agjërimi shpërbilimin e ka të veçantë ku shpërblimi për të është direkt nga Allahu, ku dihet se shpërblimi është i panumërt.
Është mirësi e madhe që Allahu na e ka mundësuar ta mbërrijmë këtë muaj të begattë ndodhet një natë e veçantë k shpërblimi i ibadetit në të është sa një jetë e njeriut dhe ajo është nata e Kadrit.
Duke e lutur Allahun që ta mbërrijmë këtë muaj e të marrim shpërblimin e tij të plotë.
Në fund të tribunës myftiu Edmir SMAJLAJ ftoi të pranshmit dhe çdo besimtar ta respektojnë mysafirin e Allahut muajin Ramazan siç i ka hije çdo besimtari.



