Myftinia Malësi e Madhe zhvilloi mbledhjen me Imamet e kësaj myftinie ditën Premte (xhuma) pas namazit të Iqindisë (pasdrekes), me këtë rend dite:
- Raporti i Myftinisë Malësi e Madhe për muajin Janar 2025.
- Plani i punës së Myftinisë Malësi e Madhe për muajin Shkurt 2025.
- Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi myftiu Edmir SMAJLAJ ku pershendeti Imamët për prezencën e tyre në këtë takim.
Myftiu u ndal në dy fjalë të veçanta për të gjithë; Devotshmëria dhe Sinqeriteti.
Më pas Administratori i kësaj Myftinie Shkelqim SYKAJ vijoi me raportin si dhe me planin e Myftinisë Malësi e Madhe për muajin Shkurt 2025.
Po vjen muaji i Bekuar i Ramazanit dhe kërkohet nga të gjithë një angazhim i madh për pritjen e këtij muaji.
Kërkoi të sillen në myftini listat me emrat e familjeve në nevoje që tju ofrojmë paketa ushqimore për te pritur muajin e Ramazanit qe tua lehtësojmë sado pak gjendjen familjeve në nevojë.
Tu kushtohet një vëmendje e veçantë Xhamiave për pritjen e besimtarëve në muajin Ramazan.
Në fund te takimit myftiu falenderoj te pranishmit per angazhimet e tyre që kanë për mbarëvajtjen e punës së tyre në xhamitë ku shërbejnë.

