Myftinia Malësi e Madhe 25 Janar 2020.Paraditen e ditës së shtunë me dt: 25 Janar 2020 në ambjentet e Myftininë Malesi e Madhe u mbaj mbledhja e parë për vitin kalendarik 2020.Ky takim u drejtu nga myftiu Edmir SMAJLAJ ku falenderoi të pranishmit në këtë mbledhje ku mernin pjesë të gjithë imamet e Malësisë së Madhe si dhe këshillit të myftinisë si dhe antari i keshillit të përgjithshëm në Kmsh.Myftiu Edmir SMAJLAJ u ndal tek analiza e punës se myftinisë Malesi e Madhe nga periulla 01 Janar 2019 deri me 31 Dhjetor 2019 të cilat kanë qenë të shumta si aktivitete.Më pas myftiu SMAJLAJ paraqiti dhe planin e punës së kësaj myftinie për periullen 01 Janar 2020 deri me 31 Dhjetor 2020 ku si pika kryesore ishin:
- Kurset fetare nëpër xhamia.
- Tribunat fetare sipas një grafiku dhe temave të paracaktuara nga këshilli i myftinise.
- Inagurimi i xhamisë së fshatit Vorfe para muajit të bekuar Ramazan 2020.
- Ndjekja me përparsi anëtarësimi i familjeve muslimane duke derdhur kontributin e tyre në myftini për gjatë vitit 2020.
- Abonimi nË dy revistat Drita Islame dhe Zani i NaltË botime tË Kmsh-Së.
- Lobimi për ndërtimin e tri xhamive të reja në Malësi të Madhe ne fshatrat Linaj, Qafë- Grade dhe Repisht, mbulimi i xhamive me predikues çdo dite e xhuma, dhe ne muajin Ramazan,
- Mbledhja dhe shperndarja me rigorizitet e sadakatul Fitrit 2020, etj.
Në fund myftiu falenderoi të gjithë imamët për punën ë tyrë gjatë vitin 2019,dhe paraqitjen në myftini analizën e tyre vjetore si dhe planin e tyre të punës nepër xhamitë e Malesise se Madhe , si dhe u dhuroi axhendën per vitin 2020.Myftiu falenderoi edhe anëtaret e këshillit të myftinisë që ishin prezent në këtë mbledhje të parë për vitin 2020.


