Pasditen e dites se diele me dt: 26 Shkurt 2023, ne xhaminë e fshatit Lohe – Gradiskije, Qendra Administrative Qender, myftinia Malësi e Madhe nen moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunen e trete fetare për vitin kalendarik 2023, me temë:
*Muaji Shaban dhe vlera e tij ne Islam*.
Namazin e Iqindise e fali imami i xhamisë Koplik Qender Agim ELEZI.
Pas faljes se namazit u mbajt tribuna ku myftiu SMAJLAJ shpalosi temen në disa pika ku nderto u spikaten:
Muaji Shaban eshte i teti sipas kalendarit Hixhrij i cili ndodhet ne mes dy muajve njeri i shenjte nga permendja e tij ne Kur’anin Famëlartë siç eshte muaji Rexheb qe eshte i shtati sipas renditjes si dhe para muajit madheshtore te Ramazanit.
Shume njerez e neglizhojne pranine e ketij muaji ne adhurime, ku ne kemi hadithe nga Pejgamberi Alejhi Selam i cili e agjeronte kete muaj me shumti se sa muajt e tjere te vitit pos muajit te bekuar Ramazan.
Muaji Shaban eshte muaji ku ngriten veprat vjetore te njeriut dhe se eshte miresi e madhe nese njeriut i ngriten punet vjetore dhe ai eshte njeri qe agjeron.
Muai Shaban eshte muaj ku fillojne pergatitjet per te pritur muajin e bekuar Ramazan, gje qe ngjason sikur falen namazet sunnete para farzeve qe keto te fundit te marrin vleren e duhur, ashtu edhe agjerimi vullnetar eshte pergatites per agjerimin e muajit te bekuar Ramazan i cili e merr vleren e duhur.
Sadakaja, leximi i Kur’anit, lidhja farefisnore, perkujdesja dhe vleresimi karshi prindërve e shume vepra te mira jane shenja qe njeriu eshte besimtarë, dhe nje praktikant i devotshëm.
Në fund myftiu SMAJLAJ falenderoi të pranishmit duke filluar nga imami i xhamise Mirjan ROPAJ i cili sherben prej disa muajsh ne kete xhami, imamet prezent si dhe besimtaret.
Myftiu gjithashtu njoftoi te pranishmit se diten e marte me dt. 28 Shkurt 2023 do jete takimi i radhes ne xhamine e fshatit Gradec – Marshej
Me teme: *”Xhamia dhe roli i saje ne Islam”* Malesi e Madhe.
