Pasdreken e dites se Marte ne xhamine e fshatit Balshaj Malesi e Madhe u mbajt mbledhja e radhes me imamet dhe muezinet e myftinise Malesi e Madhe ne pritje te muajit Ramazan 2023.
Myftiu Edmir SMAJLAJ e hapi takimin duke falenderuar si imamet ashtu edhe muezinet qe sherbejne ne Malesi te Madhe, si dhe duke iu uruar Agjerim te lehte e te pranuar nga Allahu.
Nderpikat me kryesore te ketij takimi ishin:
Respektimi i takvimit nga muezinet ne thirrjen e Ezanit ditor.
Mirembajtja e xhamive.
Ndriçimi i minareve dhe ndezja e dritave te minareve ne kohen e iftarit si dhe fikja e tyre ne kohen e syfyrit.
Imamet te mbajne keshilla para namazit te teravive jo me pak se 10 minuta.
Te shperndahet kalendari i Ramazanit ne çdo shtepi qe t’u behet e mundur njohja me kohet e namazeve dhe koheve te syfyrit dhe iftarit.
Te njoftojne besimtaret per shpagimin e Ramazanit nga personat qe e kane te pamundur agjerimin.
Ti keshillojne besimtaret per te qene te vemendshem ne respektimin e nxjerrjes se Zeqatit te pasurise se tyre brenda muajit Ramazan dhe me destinacion xhamine dhe Institucionin e tyre myftinine Malesi e Madhe.
Ne fund te ketij takimi u shperndane kalendaret per muajin Ramazan 2023, si dhe nga nje pako me ushqime mundesuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë ne bashkepunim me fondin e mbretit Saudit.
Myftiu Edmir SMAJLAJ
Ju uroi per shumë vjet muajin e bekuar te Ramazanit.


