Pasdreken e dites se Merkure ne xhamine e Koplikut Qender u mbajt tribuna fetare “Mire se vjen Ramazan”

Te ftuar

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptare Bujar SPAHIU.

I ftuar nderi nga Shkupi Dr. Zekeria BAJRAMI.

Myftiu i Malesise se Madhe Edmir SMAJLAJ.

Namazin e Iqindise e fali kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptare Bujar SPAHIU.

Pas namazit tribunen e hapi myftiu Edmir SMAJLAJ ku pershendeti te pranishmit per pjesmarrjen e tyre si dhe ligjeruesve.

Kendimi i ajeteve kur’anore nga imami i xhamise se qytetit te Burrelit si mysafir i myftinise Malesi e Madhe Vladimir HAXHIA e zbukuroi fillimin e aktivitetit.

Myftiu Edmir SMAJLAJ falenderoi lexuesin e ajeteve kur’anore i cili madhengjeu te pranishmit, menjehere myftiu i dha fjalen kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptare Bujar SPAHIU ku falenderoi myftinine Malesi e Madhe per kete organizim ne prag te pritjes se muajit Ramazan 2022, si dhe shpalosi ajetet dhe hadithet e shumta per agjerimin dhe vleren e ti.

Nje ilahi e kenduar nga hafizi i ardhur nga Tirana per nder te ketij aktiviteti e beri te larmishem aktivitetetin.

Me pas Myftiu Edmir SMAJLAJ i dha fjalen mysafirit i ardhur enkas nga Shkupi Dr. Zekeria BAJRAMI i cili falenderoi per prezencen e Kryetarit te Komunitetit Musliman Shqiptare, myftiun e Malesise se Madhe Edmir Smajlaj per ftesen qe te jete ne kete aktivitet ne pritje te muajit Ramazan.

Gjate ligjerimit te tij i ndal ne vleren e agjerimit si dhe ne bashkepunim ndermusmiman si jashte Ramazanit ashtu edhe gjate Ramazanit.

Ne fund myftiu i akordoi çertifikatë mirënjohje per kontributin e dhene ne trevat shqiptare e ne veçanti ne Malesi te Madhe e cila u dorezu nga kryetari i komunitetit mysliman shqiptar Bujar SPAHIU.

Ne fund myftinia Malesi e Madhe shperndau kalendaret per Ramazan, libra e broshura fetare si dhe Kur’an e abetare per leximin ne muajin Ramazan.