Myftinia Malësi e Madhe gjen rastin të falënderoj të gjithë ata që u bënë shkak për lyerjen e xhamisë së Koplikut Qëndër në një kohë rekord.
Pasi u bë njoftimi për domosdoshmërinë e lyerjes së kësaj xhamie, i menjëhershëm ka qenë reagimi pozitiv nga besimtarët si brenda por edhe nga jashtë për lyerjen e kesaj xhamie.
Xhami e cila është e para xhami e ndërtuar në Shqipëri pas rënies se Komunizmit, më e madhja dhe ajo që e bën të veçantë për sipërfaqen e saje të madhe pa kolona të brendeshme.
Kjo xhami është ndërtuar nga Komiteti i Bashkuar Kuvajtjan me ndërmjetsues hoxhën e nderuar Burhan Sejdi Fili.
Edhe një herë shprehim falenderim për te gjithë kontribuesit, gjithshtu mirëpresim kontributin tuaj për te vijuar me aktivitetet tjera si:
- Lyerjen e xhamive tjera.
- Paisjen e 8 (tetë) xhamive tjera me tapet te ri.
- Paisjen me foninë e zërimit të 8 (tetë) xhamive tjerë.
- Përkrahjen e Myftinisë Malësi e Madhe për botimin e imsakijes (kalendarit) të Ramazanit 2025 i cili është i gatshëm për shtyp, si dhe pisjen e çdo familjeje me të.
- Ndihmën tuaj ne sponsorizimin e programit një mujor në televizionin Kopliku.
- Përkrahjen e jetimëve dhe familjeve në nevojë të Malësisë së Madhe si për muajin Ramazan po ashtu edhe për gjatë vitit kalendarik 2025.
Myftinia Malësi e Madhe.
12.02.2025


