Në një atmosferë gëzimi të dyfishte, njëra se është pjesë nga 10-të ditëshi i fundit i muajit Ramazan, e dyta prezenca e hoxhës së nderuar Dr. Zekria ef, BAJRAMI, në xhaminë e Koplikut Sipër ku myftinia Malësi e Madhe organizoi tribunën fetare pas namazit të iqindisë.
Pas faljes së namazit i cili u drejtu nga myftiu Edmir SMAJLAJ, u mbajt tribuna e cila ishte njoftuar pak ditë më përpara.
Studenti për studime fetare në Bursa të Turqisë Elsaid TAHIRI lexoi një pjesë nga Kur’ani Famëlartë. Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit që e kishin tejmbushur xhaminë nga dy gjinitë, si dhe mysafirin nga Shkupi hoxhën e nderuar Dr. Zekria ef, BAJRAMI për prezencën e tij në këtë tribunë.
Myftiu falenderoi imamin e kësaj xhamie, komisionin dhe besimtarët e këtij fshati për mikpritjen e tyre.
Myftiu Edmir SMAJLAJ iu drejtua të pranishmeve të vlerësojnë këto ditë të fundit me vepra të mira si, namazi në kohën e vet, sadakatul-fitrin, nxjerrjen e zeqatit të pasurisë dhe leximin e Kur’anit.
Më pas tribuna vijoi me ligjërimin nga hoxha i nderuar Dr. Zekeria ef, BAJRAMI i cili u ndal në vlerën e besimit, veprimit, dhe ndjenjës së përgjegjësisë që ka njeriu për praktikimin e urdhërave nga Allahu ku ndërta, shqiptimi i shehadetit, namazi, zeqati, agjërimi dhe haxhi.
Vlerësimi që Allahu i ka llënë femrës në Islam sa që ne Kur’anin Famëlartë ku ka zbritur një kaptinë me emrin e grave gjë që nuk gjendet një kaptinë me emrin e burrave, dhe shumë ajete ku i vlerëson dhe vendos në një raport me meshkujt, si në adhurim, sjellje e shumë obligime tjera.
Në fund hoxha i nderuar falënderoi edhe myftinë Malësi e Madhe për këtë organizim e në veçanti myftiun Edmir SMAJLAJ për ftesën.








