Ditën e marte me datë 20.11.2018, në vazhdim të aktiviteteve që Myftinia Malësi e Madhe ka organizuar pas namazit të akshamit në xhaminë e fshatit Boriç i Madh ligjëratë, ku i ftuar special ishte Dr. Zekeria BAJRAMI. Pas faljes së namazit të akshamit myftiu H. Edmir SMAJLAJ përshëndeti mikun e përzemërt të myftinisë Dr Zekeria BAJRAMIN, përshëndeti të pranishmit që ishin prezent dhe me pas fjalën ja dha Dr.Zekeria BAJRAMIT ku mbajti edhe ligjëratën e radhës. Pas ligjerates Dr.Zekeria BAJRAMI përshëndeti dhe falenderoi myftiun për ftesen e përzemërt, si dhe të gjithë të pranishmit që ishin të pranishëm në këtë tribune fetare.