Home » Aktivitete » Kurban Bajram 2020

Kurban Bajram 2020

Kurbani:
Kurban quhet ajo cka pritet prej deveve, lopeve dhe dhenve, me qellim afrimin te Zoti dhe me nijet per kurban.
Kurbani eshte synet i forte sipas shumices se dijetareve, por ka prej tyre qe thone se eshte vaxhib. Thote Pejgamberi alejhi selam: Kush gjen munsi me pre kurban dhe se ben te mos i afrohet vendfaljes sone. Sahih Targib.
Koha e Kurbanit: Pas namazit te Kurban Bajramit deri ne fund te dites se trete te Teshrikut (13 Dhul Hixhe) e cila shenon diten e fundit te Kurban Bajramit. Thote Allahu ne suren Keuther:2 ” Falu per Zotin tend dhe prej kurban” dmth: namazin e Bajramit pastaj prerja e kurbanit. Thote Pejgamberi alejhi selam: “Kush preu para se te falej, le ta zevendesoje me nje tjeter dhe kush nuk ka pre le ta prese” Transmeton Buhariu Thote Pejgamberi alejhi selam: “Kush preu kurban para namazit ka pre per veten e tij dhe kush preu pas namazit, e plotesoi ibadetin e tij dhe ia qelloi sunetit te muslimaneve” Transmeton Muslimi
Prej kushteve te kurbanit eshte qe te jete i shendoshe i plote dhe pa te meta.
Gjithashtu kush don me pre kurban e ka te ndaluar te prese floket dhe thonjte deri sa te prese kurbanin e tij ne perngjasim me haxhite me shprese qe Allahu ta bashkoje me ta dhe ti shkruje atij shperblim si shperblimi tyre. Thote Pejgamberi alejhi selam: Kush ka me pre dhe ka ba hena e Dhul Hixhes, te mos marre nga floket dhe thonjte e tij derisa te prese kurbanin. Transmeton Muslimi Kjo ndalese fillon qe ne naten e pare te Dhul Hixhes e vazhdon deri sa te prese kurbanin. Nese merr prej flokve apo pren thonjte harrushem apo ngaqe se din ose i bien floket pa dashje ska gjynah. Kjo ndalese eshte e vecante per ate qe don me ba kurban dhe jo per te gjithe pjesetaret e familjes se tij dhe as per ate qe i eshte deleguar prerja e kurbanit. Familjareve te personit si dhe personit qe i eshte delegu prerja e kurbanit u lejohet me marre prej flokve dhe me pre thonjte.
Lejohet qe personi me perfitu nga lekura e kurbanit, por jo shitjen e saj. Thote Pejgamberi alejhi selam: Kush shet lekuren e kurbanit te tij ska kurban per te Sahih Targib. Gjithashtu nuk i jepet kasapit nga mishi i kurbanit apo lekura e tij si hak i punes.
Eshte sunet per ate qe pret kurban me hanger prej mishit te tij, t’iu dhuroje te afermeve dhe kojshive si dhe ta shperndaje si sadaka. Sic thote Allahu ne suren Haxh:28: Hani prej tyre dhe ushqeni te ngushtuarin dhe fukarane. Thote Pejgamberi alejhi selam: Hani, ushqeni dhe ruani Transmeton Buhariu Te ushqyerit e permendur ne ajet dhe hadith perfshin dhuraten per te pasurit dhe sadakane per fukarane. Me hanger nga kurbani eshte synet jo vaxhib. Keshtu qe ska problem nese nuk han prej tij, sidomos nese eshte prej personave qe s’hane mish. Disa prej selefve te pare preferoshin me e nda trishe. 1/3 per veten, 1/3 dhurate (per kojshite psh) dhe 1/3 sadaka per te varferit.
Ai qe din me pre, eshte synet ta prese Kurbanin me doren e tij duke thene: Bismilah, Allahu Ekber, Zoti im ky eshte prej teje dhe per ty, Zoti im ky eshte per mu dhe familjen time Keshtu ka vepru Pejgamberi alejhi selam.
Personi qe nuk din me pre, eshte mire te marrin pjese kur te pritet kurbani i tij dhe te thote si me lart. E nese kurbani eshte emanet te thote: Bismilah, Allahu Ekber, Zoti im ky eshte prej teje dhe per ty, Zoti im ky eshte per filanin.
Nje bageti e imet( dele apo dhi) eshte e mjaftushme per personin dhe familjen e tij, por nuk mjafton per dy persona a me shume qe e blejne bashke dhe e presin sepse nje gje e tille ska argument as ne Kuran dhe as ne synet.
Prej deveve sban per kurban vec kush i ka mbushe 5 vjet, prej lopve vec kush i ka mbushe 2 vjet dhe prej dhive kush e ka mbushe 1vit, ndersa pre deleve kush ka mbushe 6muaj.
Lejohet qe te 1 deve ose te 1 lope te marrin pjese 7 persona, pa dallim nese jane te nje shpie apo nga shpi te ndryshme, jane te aferm ose jo. Sikur edhe ndonje pjesemarres te mos kete perqellim kurbanin por thjesht te prese mish per vete apo per ta shite ose dicka tjeter lejohet.
Tek dhente nuk lejohet pjesmarrja.
Per sqarim:

  • Ska problem nese ia delegon dikujt tjeter prerjen e kurbanit per ty.
  • Prerja e kurbanit eshte me e vlefshme se me dhane vleren e tij sadaka.
  • Nuk lejohet bashkimi mes Nedhrit ( zotimit) dhe Kurbanit sepse secili eshte ibadet i vecuar nga tjetri.
  • Lejohet me pre kurban per te vdekurin me qellim afrimin e tij te Zoti, por nese jepet vlera e ketij kurbani sadaka eshte me e vlefshme dhe me e dobishme ngaqe shumica e dijetareve jane te dakordsuar per dhenies e sadakse ne pergjithesi per te vdekurin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*