Home » Xhamiat » Kullaj

Kullaj

Xhamia  e  fshatit Kullaj

Xhamia e  fshatit Kullaj  ndodhet në Qendrën  Administrative   Gruemirë të  Bashkisë  Malësi e Madhe.

Komisioni i  fshatit  Kullaj  që  nga  vitet 2005 e në  vazhdim  nuk  ka  reshtur  duke  kërkuar  për  ndërtimin e  xhamisë  në këtë  fshat.

Me lejen e  Allahut Subhanehu Ve Teala  u  bë  e  mundur  që  me 11.09.2011 të  fillojmë  ndërtimin e  kësaj  xhamie.

Kontributin e  parë  e kanë  dhënë besimtaret e  xhamisë Boks-Postrribë, me pas besimtarët  vendas  me  gjithë angazhimin e Emigrantëve të  po këtij  fshati,  në  blerjen  e  1800 m2  toke.

I menjëhershëm  ka qenë  dhe  fillimi  I ndertimit të kesaj  xhamie nga  besimtarët  vendas  ku  me date : 30 Prill  2015 Xhamia me  emrin:  *ENSAR* I  hapi  dyert e  saje për  besimtarët .

Në  hapjen e  kësaj  xhamie   ndëruan:

Myftiu i  rrethit  Malësi e Madhe: Haxhi  Edmir  SMAJLAJ,

Myftiu  i  zones  Shkodër:  Imam  Muhamed  SYTARI

Si  dhe  thirrësi Islam:  Berhan FILI.

Imamet që  shërbyen dhe shërbejnë  janë:

Edon BUSHAJ nga Fshati Kullaj-Postribë nga hapja  e deri  në  vitin  2016.

Mirjan ROPAJ nga Fshati  Grizhe Malësi e Madhe nga  viti 2016  e  në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*