Xhamia Ktosh (Grizhe)
Në qendrën Administrative Gruemirë të Bashkisë Malësi e Madhe
Falë kontributit të Komitetit të Bashkuar Kuvajtjan për Bamirësi dhe bujarisë së donatorëve që e përkrahin, në vitin 1993 u përfundu ndërtimi i xhamisë Ktosh (Grizhë)
Kjo xhami si ç’do xhami i është nënshtruar rikonstruksionit, rikonstruksion i cili nuk është bërë i menjëhershëm por sipas mundësive dhe në këtë rikonstruksion kanë kontribuar:
Myftinia Malësi e Madhe dritaret dhe dyert me duralumin ne vitin 2009
Tapeti i xhamisë po nga Myftinia Malësi e Madhe
Abdes’hania nga shoqata Mirenjohja Tiranë
Restaurim i plotë nga banori i zonës Zush Zija CUFAJ
Parketi nga Biznesmeni Shkodran Seit FISHTA
Restaurimi i minares nga banori Madan RIZAJA
Rrethimi i xhamiseë nga banoret vendas,
Hapja e pusit për ujë nga besimtari Koplikas Bashkim BAJRAMI
Imamet që shërbyen dhe shërbejnë në këtë xhami janë:
Imami Ahmet Hoxha nga hapja e xhamisë në vitin 1993 e deri ne vitin 1997
Imami Qamil Ujk Canaj nga viti 1997 e deri në vitin 2008
Teologu Resmi Sadik Likaj nga qershori i vitit 2009 e deri në vitin 2010
Imami Mirjan Zenel Manaj nga viti 2011 e në vazhdim.