Home » Takime ne Xhamia » Koplik i Sipërm

Koplik i Sipërm

Ditën  e Hënë me datë: 19.02.2018 pas namazit të darkës  ( Akshamit ) Myftinia Malësi  e Madhë  ka zhvidhuar takimin me kimisionin  e xhamisë së fshatit Koplik  i Sipërm

Takimet po  bëhen  në çdo xhami të rrëthit Malësi e Madhe për të parë  nga afër  problematikat si dhe sugjerimet që  po jepen për  xhamiat në këtë  rreth dhe detyrat  që do japi  Myftiu sëbashku me administratorin për  një  ecuri  sa më të mirë të aktiviteteve në  çdo xhami.

Në takimin  që u mbajt në xhaminë w Koplikut Siper u  hasën  këto  problematika:

Mungësa  ë rrogës  së Imamit.

  • Lagështira që vinte nga soleta e xhamisë ku kërkohet urgjentisht hidro-izolimi i menjëhershëm.
  • Mungesa e ujit ne abdës’hane.
  • Kerkohët një pompë uji.
  • Rishikimi I punimeve hidraulike të xhamisë.

Detyrat  që iu lanë komisionit sëbashku me imamin janë këto:

  • Të mundësohet  antarësimi I familjeve në këtë fshat.
  • Të evidentohen familjet e varfëra të këtij fshati  dhe të sillet  lista në myftini.
  • Thirrja e ëzanit të bëhet më rrëgull nga muezinët.
  • Mirëmbajtja e xhamisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*