Diten e hënë me datë: 12.02.2018 pas namazit të darkes ( Akshamit ) Myftinia Malësi e Madhe ka zhvidhuar një takim me kimisionin e xhamisë së fshatit Jubice Buzë e Ujit.
Takimet po bëhen në çdo xhami të rrethit Malësi e Madhe për të parë nga afer problematikat si dhe sugjerimet që kanë xhamiat në këtë rreth dhe detyrat që do japi Myftiu sëbashku me administratorin për një ecuri sa më të mirë të aktiviteteve në çdo xhami.
Në takimin që u mbajt në xhaminë e fshatit Juice Buze e Ujit hasen këto problematika:
- Mungesa e rrogës se Imamit.
- Prezenca e lagështirës në sipërfaqen e dyshemesë.
Detyrat që iu lanë komisionit sëbashku me imamin janë këto
Të mundesohet antarësimi I familjeve në këtë fshat.
Të evidentohen familjet e varfëra të ketij fshati dhe të sillet lista në myftini.