Diten e ejte me datë 14 Shkurt 2019,në orën 11.30, Myftinia e rrethit Malësi e Madhe, organizoi inagurimin e xhamisë së re të fshatit ‘Kurte’ në qëndren administrative Gruemirë. Financimi i kësaj xhamie u mundësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe nën mbikqyrjen e shoqatës “Duart e Bamirësisë’ Tirane.
Në këtë inagurim morën pjesë Myftiu i Rrethit Malësi e Madhe Edmir Smajlaj,
Kryetari i Bashkisē Malësi e Madhe Tonin MARINAJ, përfaqësues të shoqatës “Duart e Bamirësisë”, përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër teulogu Lavdrim Hamja dhe administratori i vakëf investime Blendi Alushi, si dhe ndërtuesi i xhamisë Erjon Hasmegaj.
Në fjalën e tyre përshëndetëse u falenderuan përzmërsisht donatorët, ndërmjetësuesit, shoqatën si dhe ndërtuesin e xhamisë për punimet e kryera, si dhe të pranishmit që ishin në këtë inagurim. Pas ceremonisë së inagurimit u fal dhe namazi i mesditës në xhaminë e re.