Myftinia Malësi e Madhe
Ditën e diele,me datë 2 qershor 2019 në ambientet e Myftinisë,u bë takimi i radhës me imamët e kësaj myftinie. Në këtë takim u diskutua në lidhje me ecurinë e muajit të bekuar të Ramazanit 2019,gjithashtu u diskutua për faljen e Fitër Bajramit,që në mënyrë unanime u ra dakort që për efekt të motit me shi Fitër Bajrami të falet nëpër xhamia. Në fjalën e tij myftiu Edmir Smajlaj, dha porositë e duhura për mbarëvajtjen sa më të mbarë të faljes së Fiter Bajramit, Në fund të mledhjes myftiu falenderoi përzemërsisht të gjith imamët për punën dhe kontributin e tyre gjatë muajit të bekuar të ramazanit. Myftiu në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi shpërndau çertifikata për të gjithë imamët dhe për stafin e myftinisë,me motivacionin për kuntributin e dhënë gjatë muajit të ramazanit. Në fund të takimit Myftinia Malësi e Madhe shtroi një yftar enkas për imamët dhe stafin.