Xhamia e fshatit Grudë – Fushë (e Reja)
Xhamia e re në fshatin Grudë–Fushë ndodhet në qendren administrative Gruemirë të Bashkise Malësi e Madhe.
Me kërkesen e pa ndërprerë të komisionit të kesaj xhamie si dhe të besimtareve për nje xhami të re pasiqe i gjithe fshati është shpërngulur pas vitëve 1990 e në vazhdim afer rruges Nacionale Shkoder – Hani i Hotit.
Me datë: 21.12.2012 shtëtasi Besim Hasanaj banues në fshatin Grude – Fushë dhuron sipërfaqen prej 500 metër toke për tu ndertuar xhamia e shumepritur nga besimtaret.
E menjehershme ka qenë dhe kerkesa e Kryepleqesisë së fshatit pikerisht e Kryeplakut: Smajl REXHA drejtuar myftinise Malesi e Madhe për ndertimin e xhamise pasiqë shtasi Besim HASANAJ dhuroi 500 metër tokë.
Myftinia e rrethit Malesi e Madhe nën drejtimin e myftiut Edmir SMAJLAJ mori në konsideratë Dhurimin dhe Kerkesen për xhami të re dhe i menjehershem ka qenë dhe intëresimi i kesaj myftinie për tiu drejtuar Fondacionit “Miresia” në TIRANË për ndertimin e kesaj xhamie.
Në vitin 2014 Fondacioni MIRESIA mer përsipër ndërtimin e xhamisë së re me donator nje çift të moshuar nga TURQIA.
Kjo xhami u inaguru me datë: 02 Korrik 2015.
Në inagurimin e kesaj xhamie moren pjese donatoret nga Turqia, drejtori I Fondacionit MIRESIA: Korab KAJA, Myftiu I zonës Shkoder: Imam Muhamed SYTARI, Myftiu i rrethit Malesi e Madhe: Edmir SMAJLAJ si dhe shume besimtare dhe të ftuar.
Imami I cili vazhdon sherbimin në ketë xhami të re është I njejti imam I cili ka sherbyer edhe në xhaminë e vjetër. Artan Bari HALILAJ