Home » Xhamiat » Grudë-Fushë e vjetër

Grudë-Fushë e vjetër

Xhamia  e  fshatit  Grude-Fushe e  ( vjetra )

Xhamia  e  fshatit  Grudë-Fushë  e ( Vjetra ) ndodhet  në qendrën  administrative  Gruemirë  në Bashkinë  Malësi e  Madhe

Kjo  xhami  daton  në ndërtimin  e saj  qysh në vitin  1929.

Toka e xhamisë  është  dhuruar  nga: Rexhep  Hoxha, Sadik Bishi dhe Sokol Mustafa me  një  sipërfaqe  prej  16 ( gjashtëmbëdhjetë)  dynym ku  në  hapësiren  me  të  madhe e  kanë  varrezat  e  këtij  fshati.Kjo xhami  ka sherbyer  si  ( mejtep) vend mësimi  për  nxënësit  në  atë  kohë,  nuk  ka pasur   vend  për  abdes’hane.

Në vitin  1967 si  gjitha objektet e  kultit  edhe  kjo   xhami  pati  fatin e tyre  në  dëmtim duke iu  ulur lartësia  e  mureve me  një meter  dhe prishja totale  e  minares.

Kjo  xhami  ka shërbyer  si  çerdhe  për  fëmijët  deri  ne vitin  1991 kur  me ndihmën e Allahut  u  rihap përsëri për  besimtarët.

Ne vitin  1992  u  bë një  rikonstruksion i plotë  me përkushtimin  dhe  ndihmesen e  madhe  që  dhanë  vëllezërit  Shkodran  me banim  në  Damask të Sirisë  Hoxhallarët  e  nderuar:  Vehbi dhe  Nuh Sulejman  GAVOCI.Në vitin  2002 banorët  e  këtij  fshati  kontribuan  për  rrethim  e  gjithë tokës së  xhamisë, gjithashtu  vendosen  dhe një  çesme  për të  marrë  abdes.

Imamllarët  që  shërbyen në  këtë  xhami  ndër  vite ishin:

Hafiz Jakupi nga hapja  e  xhamisë e deri  në  vitin  1939

Hafiz Hamiti  për 3  vite.

Hoxha  Maliq Trashuka ( Kastratas) 4  vite.

Hoxha  Hush Tarja deri  në  vitin  1967

Ndërsa hoxhallarët që kanë  shërbyer pas rihapjes  së xhamisë në vitin  1991 janë:

Imami Ahemt  Brahim Hoxha nga  vitit  1991 deri  në  vitin  1994

Esat Islam Halilaj nga viti  1994  e deri në  vitin 1996

Nga  viti1996 e deri  në  vitin 2001 kanë  shërbyer  imamllare  me  kohë  të  pjesshme.

Bahri  Islam  Halilaj nga  viti 2001  e deri  në  vitin  2006

Artan  Bari  Halilaj nga  viti 2007 e  deri  ne  ndërtimin e  xhamise  se re me  03.07.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*