Ditën e dilelë me dt. 09.11.2025 në xhaminë Koplik Qëndër Myftinia Malësi e Madhe organizoi një takim vëllazëror me temë: “Besimi dhe shpresa, dy cilësi të pa ndara”, me këshilla nga Myftiu Edmir SMAJLAJ.
Me thirrjen e ezanit të Jacisë, faljen e namazit,
Myftiu Edmir SMAJLAJ mbajti këshillën vijuese për të pranishmit
.
“Besimi dhe shpresa”, është temë e ndjeshme dhe universale,- prek zemrat e çdo brezi.
Shembulli ynë kryesor është profeti Muhammed Alejhi Selam, besimi i madh që kishte në Zotin e Gjithësisë nuk e la te dorëzohej përpara sfidave të Kurejshiteve, banorëve te Taifit, apo edhe vdekja e djalit Ibrahim.
Ne secilën situate besimi që kishte në Allah e bëri që çdo herë të kishte shpresa të medhaja tek Allahu se do ta shpërblejë për këto sprova që i vinin njëra pas tjetrës.
Jusufi alejhi selam u sprovu me hedhjen e tij në pus, me shtijen e tij si rob dhe burgosjen e tij me të padrejtë kalimi i këtyre sprovave në jetë e bënë triumfues në secilën prej tyre.
Myftiu kërkoi nga të pranishmit që:
01. Përpara çdo sfide në jetë te jetë Besimi gjëja më parësore.
2. Shpresimi në shpërblim për çdo sprovë që ju del përpara.
3. Të jeni të vetëdijshëm se sprovat që janë, nuk jane për ndëshkim por një shkak madhor për të fituar kënaqësinë e Allahut.
4. Bëhuni pjesëmarrës në namazet ditore.
5. Bëhuni pjesë e aktiviteteve fetare me kontribùtet tuaja në xhamiat e Myftinisë Malësi e Madhe.

