Diten e Ejte me date: 01.03,2018 pas namazit të akshamit ,Myftinia Malësi e Madhe ka zhvidhuar një takim me kimisionin e xhamisë së fshatit Demiraj.
Takimet po bëhen në çdo xhami të rrethit Malësi e Madhe për të parë nga afer problematikat si dhe sugjerimet që kanë xhamiat në këtë rreth dhe detyrat që do japi Myftiu sëbashku me administratorin për një ecuri sa më të mirë të aktiviteteve në çdo xhami.
Në takimin që u mbajt në xhaminë e Demiraj u hasen këto problematika :
- Në dy dritaret ballore të xhamisë Demiraj sa herë që bie shi uji hyn brenda në xhami.
- Uji mungon totalisht
- Elektriciteti shumë I dobët.
Detyrat që iu lanë komisionit të xhamisë janë:
- Të evidentohen familjet e varfëra të këtij fshati dhe të sillet lista në Myftini.
- Anëtaresimi I të gjitha familjeve të bëhet në këtë fshat.
- Arka e xhamisë të jetë funksionale.