Pasditen e dites se Diele me dt: 14 Mars 2023, ne xhaminë e fshatit Rrash-Vorfe, Qendra Administrative Gruemire Malesi e Madhe, myftinia Malësi e Madhe nën moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunën e tete fetare për vitin kalendarik 2023, me temë:
Agjerimi, Kur’anidhe vlera e tyre ne Ramazan.
Namazin e Iqindise e fali imami i xhamisë së fshatit Rrash-Vorfe Abduselam DUSHAJ.
Pas faljes se namazit menjehere myftiu Edmir SMAJLAJ mori fjalen per te spjeguar temen e cila eshte shume e rendesishme per ate qe po na afrohet dhe kush po na afrohet eshte muaji i bekuar i Ramazanit.
Agjerimi dhe Kur’ani kane veçuri te rendesishme ne muajin e bekuar per besimtarët.
Agjerimi dhe Kur’ani kane dobi dhe urtesi shpirtërore, psikologjike, sociologjike dhe shendetesore për të gjithë besimtarët.
Agjerimi dhe Kur’ani i ngren njerezit ne nivelin e melaikeve.
Agjerimi dhe Kur’ani ne muajin Ramazan i ve fre egos e maturon ate duke e bere bashkevuajtes me shtresat në nevojë, i meson atij durimin dhe e ben te pergatitur te perballoje veshtiresite e mundshme të jetës.
Agjerimi shton devotshmërine siç na tregon dhe ajeti Kur’anor 183 i sures El-bekare.
Agjerimi i kujton njeriut takimin me Allahun.
Agjerimi dhe Kur’ani ne Ramazan i meson njeriut vleren e te mirave, gjithashtu e mbron nga mekatet.
Agjerimi dhe Kur’ani ne Ramazan njeriut i meson besnikerine ndaj fjales se dhene.
I meson durimin, te jete i kënaqur, te jete i bindur.
Agjerimi dhe Kur’ani i siguron shoqerise unitetin dhe bashkimin.
E meson njeriun qe te mbroje trupin nga semundjet.
