Home » Aktivitete » 17 janar 2020

17 janar 2020

Myftinia Malësi e Madhe 19 janar 2020.
Në ambjentet e Qendrës Kulturore pranë Xhamisë Koplik Myftinia Malësi e Madhe filloi sot aktivitetet e saj për vitin 2020.
Aktiviteti i parë për vitin 2020 nisi paraditën e sotme me një ligjëratë për gratë. Ku i ftuar për të ligjëruar ishte Profesor Ferid Piku. Para së të fillonte ligjëraten Myftiu Falenderoj përzemërsisht Profesorin për qe pranoj ftesen të ishte pjese e aktivitetit të Myftinisë Malesi e Madhe. Pas fjales përshendetese Profesor Ferid Piku ligjëroi me temën: “Treguesit e edukimit Islam” Ku u trajtu nevoja e rregullimit të marrëdhënieve me Zotin, në marrëdhënie me vetveten dhe me njerëzit.
Ndërsa pasdreke u realizu edhe një bisedë me të rinjtë e Malësisë. Ku u bisedua për mirësinë e besimit, mirësinë e jetës dhe mirësinë e vëllazërisë islame. Takimin e Përshëndeti Myftiu i Malësisë së Madhe i cili uroj mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe ftoi për një përkushtim maksimal në shërbim të edukimit të shoqërisë me vlerat e besimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*