Pasditen e së shtunes Myftinia Malesi e Madhe organizoi mbledhjen e fund vitit kalendarik 2019 me imamet dhe këshillin e myftinisë M.Madhe.
Myftiu Edmir SMAJLAJ pasi përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë mbledhje, u ndal tek analiza e punës vjetore ku u vu theksi mbi mbarëvajtjen e punës nëpër xhanitë e Malësisë së Madhe ku tani janë 25 xhami, ku nevoitet një përkushtim shumë i madh nga të gjithë imamët. Hapja e xhamive për namazin e ditës së premte (xhuma), hapje për vaktet, mesimi i nxënësve në fund java që të njihen me besimin Islam, antarësimi i popullatës ( kontributi) vjetor që duhet të japin kryefamiljarët në çdo xhami ose pranë myftinisë. Një vend të rëndësishëm zuri dhe termeti i rënë me daten 26 nëntor 2019 ku myftinia Malesi e Madhe ka kontribu dhe vazhdon të kontribojë, myftiu Edmir SMAJLAJ falenderoi për kontributin e madh që kanë dhënë xhamitë: Boriç i Madh, Koplik Qendër, Ktosh Grizhë, Linaj, Lohe Gradiskije, Kaldrun si dhe besimtarë të qytetit të Koplikut. Vazhdon mbledhja e kontrubuteve për zonat e prekura nga tërmeti i dates 26 Nentor 2019. Myftiu së fundi i falënderoi përsëri për pjesemarrjen e të gjithëve në këtë takim si imamllaret ashtu edhe këshillin e myftinisë. Takimi i radhës do të jetë muaji Janar 2020 ku do të paraqesi me shkrim çdo imam analizen e punës së tij gjatë vitit 2019 si dhe planin e tij të punës që do zhvilloje gjatë vitit 2020. Për të gjithë të pranishmit u shtru dhe një drekë modeste me kontributin e Fondacionit Miresia Tiranë.
Home » Aktivitete »