12 dhjetor 2019.
Myftinia Malësi e Madhe dërgon kontigjentin e tretë me ndihma në zonat e prekura nga tërmeti. Kësaj radhe perfaqësuesi i Myftinisë imami Agim ELEZI dorëzoi 55 pako ushqimore në fshatrat Budull dhe Fushe Prezë.
Pakot iu dorëzuan në dorë të prekurve nga tërmeti.
Kjo ndihmë ushqimore u mundësua nga Donatorë nga Siçilia, Turqia dhe Vendi. Myftimia Malësi e Madhe gjen rastin për të falenderuar të gjithë kontribuesit për kontributet e tyre. Gjithashtu njoftojmë se Myftinia Malësi e Madhe vazhdon të grumbullojë kontribute të tjera në mbështetje për të prekurit e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Mirëpresim kontributet tuaja.
Allahu ju bekoftë ju ,familjet tuaja dhe pasurinë tuaj.