Ju bëjmë me dije se ditën e djeshme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.
Diten e Ejte, më 12 mars 2020, Myftiu i Myftinisë Malësi e Madhe e vleresoj të nevojshem informimin e imameve për xhamitë e Malësi e Madhe, që të marrin masat të menjëhershme për ditën e xhuma dhe ditet ne vazhdim për faljen e 5 vakteve të namazeve. Për këtë arsye Myftia Malësi e Madhe në zbatim të vendimit te KMSH-se si dhe duke vlersuar situaten ju njofton:
• Se dita e Xhuma nuk do te falet me xhemat në xhamitë Malësi e Madhe.
• Do filloje disefektimi në të gjitha xhamitë Malësi e Madhe
Gjithashtu në ditetet në vazhdim myftiu dhe disa imam do mbajnë vasë online në disa orare të përcaktuara në kalendarë po në faqen zyrtare të Myftinisë Malësi E Madhe.
Këto masa do vijojnë keshtu deri ne një vendim të dytë. Nderkohë ezani do thirret rregullisht.
Myftiu
Edmir SMAJLAJ