Ditën e diele, me datë 11.11.2018. Myftinia e rrethit Malësi e Madhe në bashkëpunim me Institutin Shqiptarë të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, organizuan aktivitet me teme: Në gjurmet e Profetit Fisnik Ky aktivitet kishte per qellim kurset Fetare qe zhvillohen të disa xhami te rrethit Malësi e Madhe. Aktiviteti u zhvillu në xhaminë e fshatit Gruemire Çesme, në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e AIITC-së Genci AGA dhe Pëllumb JAUPI ku falenderuan në emer të AIITC-së për këtë bashkëpunim mes dy palesh, gjithashtu në emër të AIITC-së, falenderuan të gjithë fëmijët pjesmarrës në këtë konkurs si dhe hoxhallarët që mesojne ne vazhdimesi kurset në rrethin Malësi e Madhe. Aktiviteti u hap me lexim Kur’ani nga nxënësit që ishin të pranishëme. Pas lëximit të k’uranit famëlartë fjalën e mori perfaqësuesi i Myftinisë Agim ELEZI si dhe imami i nderuar i xhamisë së fshatit Balshaj Vullnet BEGAJ i cili me pas drejtoi dhe minikonkursin midis nxënësve të pranishem. Pasi mbaroj faza e minikurnkursit për të gjithë nxënësit që prezent u organizua një kokteil si dhe u shpërndanë disa dhurata dhe Çertifikata per nxënësit që morën pjese në këtë mini konkurs.