Xhamia Gruemirë
Në qendrën Administrative Gruemirë të Bashkisë Malësi e Madhe
Falë kontributit të komitetit të Bashkuar Kuvajtjan për Bamirësi dhe bujarisë se donatorëve që e përkrahin, në vitin 1995 u përfundu ndërtimi i xhamisë Gruemirë.
Në afërsi të kësaj xhamie ekziston edhe xhamia e vjetër e cila është ndërtuar rreth vitit 1920 në tokën e dhuruar nga Haxhi Mustaf Canaj, xhami kjo ku do të drejtohej imamlleku nga Hafiz Hamiti për ta zevendesuar me pas rreth vitit 1950 e deri në mbydhjen e xhamive në vitin 1967 nga imami i nderuar dhe shumë i respektuar nga e gjitha zona Sulejman Lluja nga Shkodra.
Në rihapjen e saj siç u mundësu në gjithë Shqipërinë imamllekun në këtë xhami deri sa u ndertu e reja e ka drejtuar imami medresist Isa Haxhi Canaj.
Kjo xhami nuk pranonte ma ndërhyrje për rikonstruksion dhe falë kontributit të banorëve vendas u bë e mundur blerja e një dynym toke ku do ndërtohej xhamia e re në vitin 1995.
Në këtë xhami janë bërë disa rikonstruksione nga:
Saimir Imer Smajlaj Suvatimet brenda dhe jashtë xhamisë,
Rifat Zenel Ulaj Grafiate brenda dhe jashtë si dhe tavanin me gips,
Rrethimi i xhamisë nga Lirim Nehanaj,
Adbes’hanja nga vete besimtarët vendas,
Imamet që shërbyen dhe shërbejnë në këtë xhami ndër vite janë:
Hoxha Isa Haxhi Canaj nga ndërtimi në vitin 1995 dhe deri në vitin 2000
Imam Sadik Tahir LUGJAJ nga viti 2000 deri në muajin Tetor 2002
Teologu Edmir Skender Smajlaj nga Tetori 2002 e deri në muajin Qershor 2004
Hoxha Dritan Din Zallina nga fshati Kosmaç nga muaji Korrik 2004 deri në muajin qershor të vitit 2005
Teologu Agim Xhemal Recaj nga muaji korrik i vitit 2005 e në vazhdim.