Myftina Malësi e Madhe ditën e Premte (Xhuma) më dt.07.02.2025, në xhaminë e Koplikut Qëndër pas namazit të akshamit ku ky namaz u drejtu nga Myftiu Edmir SMAJLAJ, u mbajt tribuna fetare me temë: “Agjërimi si parandalues i mëkateve” me ligjërues hoxhallaret e nderuar.
- Mustafa TERNIQI
- Neki KALOSHI.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit që e zbukuruan xhaminë e Koplikut Qëndër me prezencën e tyre në namazin e akshamit.
Myftiu Edmir SMAJLAJ uroi mirëseardhjen dhe dy mysafirëve që e hijeshuan xhaminë me prezencën e tyre e ku do të ligjëronin në vijim të takimit.
Tema e zgjedhur është një temë që na kujton ardhjen e një muaji me plot vlera.
Ligjëruesve ju uroj suksese në ligjërimin e tyre.
I pari nga të ftuarit në ligjërim ishte hoxha i nderuar Mustafa TERNIQI i cili falënderoi myftininë Malësi e Madhe dhe myftiun Edmir SMAJLAJ i cili bëri mundësoi realizimin e kësaj tribune në prag te muajit Ramazan 2025.
Ishin të shumta ajetet Kur’anore dhe hadithet profetike që u përdoren në trajtimin e kësaj teme nga hoxha i nderuar.
Gjithashtu edhe ligjeruesi i dytë hoxhë Neki KALOSHI falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre e në veçanti myftiun Edmir SMAJLAJ për realizimin e kësaj tribune e cila vjen si lajmetar se po mberrin muaji Ramazan se shpejti, gjithashtu solli ajete dhe hadithe dhe thënie të ndryshme që e bënë të larmishme spjegimin e kesaj teme.
Në fund të kësaj tribune myftiu Edmir SMAJLAJ falënderoi në emrin e tij dhe në emrin e të pranishmëve trajtuesit e kësaj teme në këtë tribunë si dhe njoftoi se; së shpejti do ketë tribuna në myftininë Malësi e Madhe në pritje te muajit Ramazan dhe për gjatë muajit Ramazan 2025. Më pas u fal edhe namazi i jacisë ku u udhëhoq nga hoxha Mustafa TERNIQI.





