Diten e Marte me dt. 08.09.2026 në xhaminë e fshatit Ktosh-Grizhe Malësi e Madhe pas namazit të akshamit, myftinia Malësi e Madhe organizoi Tribunën fetare me temë:
"XHAMIA DHE ROLI I SAJE",
Ku i ftuar në këtë tribunë ishte hoxha i nderuar GILMAN KAZAZI nga Shkodra
● Pas faljes së namazit të akshamit ku u udhëhoq nga mysafiri i tribunës GILMAN KAZAZI, fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu: Edmir SMAJLAJ
I cili e falenderoi hoxhen e nderuar për përgjigjen e ftesës, pershendeti të pranishmit duke I falenderuar për pjesëmarrjen në këtë tribunë, gjithashtu i uroi ligjëruesit suksese në ligjërim dhe pjesêmarrësve sa më shumë perfitime nga ligjërata që do të mbahej.
● Hoxha i nderuar falenderoi myftiun Edmir SMAJLAJ si dhe imamin e xhamisë Mirjan MANAJ për ftesën, xhematin për prezencen e tyre.
● Hoxha i nderuar GILMAN KAZAZI u ndal tek vlera qe ka xhamia si objekt ndertues, por vleren e saje të plotë e jep kur frekuentohet nga besimtarët pesë herë në ditë, kur imamët (hoxhallaret) ia japin hakun xhamisë duke prezentuar në to jo vetëm fizikisht por duke llënë mësim për të gjitha moshat, duke trajtuar temat që i nevoiten popullatës së gjërë.
● Ajetet Kur'anore si dhe hadithet profetike e bënë të larmishme temën ku ndërto ishte vlera e ndërtimit të xhamisë, mirëmbajtja e sajë, shpërblimi në ndërtimin, mirëmbajtjen, e sidomos vlera në shpërblim në prezantimin e namazit me.xhemat në xhami ku vlera është 25 - 27 fish më shumë sesa nëse namazin e fal I vetem në shtëpi.
● Një ndër vlerat më të spikatura te xhamisë është se ndërtimi i tyre bëhet në qëndrat e banuara nga njerëzit, afër tregjeve, afër shkollave afër administrates publike me qëllim që t'u afrojë ushqimin e shpirtit.
● Ndër të tjera Hoxha u ndal tek rregulli dhe kujdesi që besimtarët duhet ta kenë ndaj xhamisë si: pastërtia e xhamise, qëndrimi hijshem në xhami, leximi I kur'anit, lutja dhe vellazeria e besimtarëve.