Pasditen e ditës së shtunë dt: 17 Shkurt 2026, në xhaminë e Boriçit të Madh Malësi e Madhe u mbajt Tribuna me temë: “Mirë se vjen o Ramazan” ku i ftuar special ishte myftiu i Krujës Aorel SENJA.
Tribuna vijoi me lexim e disa ajeteve Kur’anore nga Teologu Elsaid TAHIRI.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i uroi të ftuarit sukses në ligjërimin e tij.
Ligjëruesi në këtë tribunë së pari falenderoi Myftiun Edmir SMAJLAJ për ftesen.
Së dyti ligjëruesi shpalosi vlerat e muajit të bekuar Ramazan për të cilin duhet të përgatitet besimtari jo vetëm në kohën kur vjen Ramzani por muaj më përpara, siç ka ardhur në shumë transmetime se si e kan pritur Ramazanin të parët e Islamit.
Muaji Ramazan i bashkon besimtarët në; syfyr, iftar, namaz, sadaka, lexim të Kur’anit e vepra shumë të mira.
Është mirësi e madhe që Allahu na e ka mundësuar ta mbërrijmë këtë muaj të begatë, sa e sa njerëz ishin me ne në Ramazanin tjetër, e sa e sa njerëz nuk e mbërritën këtë Ramazan.
Në këtë muaj ndodhet një natë e veçantë ku shpërblimi i ibadetit në të është sa një jetë e njeriut dhe ajo është nata e Kadrit.
Duke e lutur Allahun që ta mbërrijmë këtë muaj e të marrim shpërblimin e tij të plotë.
Në fund të tribunës myftiu Edmir SMAJLAJ ftoi të pranshmit dhe çdo besimtar ta respektojnë mysafirin e Allahut muajin Ramazan siç i ka hije çdo besimtari.