Sot me date: 17. Mars 2022, pas namazit të iqindise ne xhamine e fshatit Reç, myftinia Malesi e Madhe organizoi tribunen e peste per vitin kalendarik 2022 me imamet e fshatrave Reç, Qafë Grade dhe Gradiskije me temë “Te mësojme nga jeta e pejgamberit Muhammed alejhi selam”.

Namazin e iqindise e fali myftiu i Malesisë se Madhe Edmir SMAJLAJ.

Pas namazit dhe ne prezencen e dhjetra besimtareve myftiu SMAJLAJ hapi tribunen e peste per gjatë ketyre tre muajve te medhenj duke iu uruar mirëseardhjen te pranishmeve ne kete tribune.

Tribuna vijoi me ligjeratat e pergatitura nga ligjeruesit si: Fisnikëria, Sinqeriteti dhe Durimi i pejgamberit Muhammed alejhi selam.

Ne fund te tribunes myftiu Edmir SMAJLAJ njoftoi besimtaret se kjo traditë me tribuna do vijoje diten e Ejte me date: 24. Mars 2022 ne oren: 15.30. ne xhamine e lagjes Mehaj ne qytetin e Koplikut ku do ligjerojne imamet e xhamiave Mehaj, Koplik Qender si dhe Myftiu Edmir SMAJLAJ.