Pasditen e dites se marte me dt.14 Shkurt 2023, në xhaminë e fshatit Zagor, myftinia Malësi e Madhe nen moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunen fetare te paren për vitin kalendarik 2023, me temë:
Njëriu, sfidat që e rrethojne dhe zgjidhja që ofron Islami
Namazin e Iqindise e fali myftiu i Malësisë së Madhe Edmir SMAJLAJ dhe pas faljes u mbajt tribuna ku myftiu SMAJLAJ shpalosi temen në disa pika ku nderto u spikatën;
Njeriu si krijese e veçante dhe me rol kryesor ne tokë,
Sfidat të cilat janë të shumta për njeriun që nga krijimi si njeri, rritja, arsimimi, punësimi, jeta bashkëshortore etj.
Të gjitha keto e shume pjese nga jeta njerezore kane sfidat e veta, por nese nuk ka nje studim të mirëfilltë si dhe mbeshtetje të madhe nga Islami sfidat që e rrethojne njeriun mund ta bejne ate te humb shumë. Njeriu mund të kete një jete te tejmbushur me problematika por prezenca e Islamit e ban njeriun te jetoje i lumtur edhe pse mund te kete shume sfida.
Në fund myftiu SMAJLAJ falenderoi të pranishmit duke fillu nga imami i xhamise edhe pse ka shume vite mbi supe mundohet ta mbaje detyren imamit në Zagor që nga rihapja e xhamive në vitin 1990 e ne vijim.
Myftiu gjithashtu njoftoi te pranishmit se diten e marte me dt. 21 Shkurt 2023 do jete takimi i radhes ne xhamine e fshatit Alijaj Malesi e Madhe.