Pasditen e dites se marte me dt: 21 Shkurt 2023, në xhaminë e fshatit Alijaj, Qendra Administrative Kastrat, myftinia Malësi e Madhe nen moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunen e dyte fetare për vitin kalendarik 2023, me temë:

*Puna, dhe vlera e saje ne Islam*.

Namazin e Iqindise e fali imami i xhamisë Koplik Qender Agim ELEZI dhe pas faljes u mbajt tribuna ku myftiu SMAJLAJ shpalosi temen në disa pika ku nderto u spikatën;

Toka eshte e sheshte, ndersa njeriu si krijese e veçante e ka obligim levizjen e tij ne te qe te punoje.

Puna eshte obligim dhe njekohesisht shperblehet njeriu punetore si ne aspektin ekonomik ashtu edhe ne aspektin fetare.

Islami si fe e obligon dhe e vlereson shume punen e cila eshte shkaku kryesor qe neriu te kete mireqenie.

Ne Kur’anin Famelarte ka shume ajete qe flasin per obligueshmerine e punes si dhe per vleresimin e punetorit, duke e lajmeruar se puna do shihet nga: Allahu, Pejgamberi dhe besimtaret.

Puna e ka vleren e saje ne shlerblim nese ajo paraprihet nga ibadetet te cilat jane urdher i Allahut Subhanehu Ve Teala.

Ne suren El-xhuma Allahu i obligon njerëzit qe pas namazit te shperndahen ne toke e te kerkojne miresite e Allahut.

Edhe hadithet (theniet) e pejgamberit Muhammed alejhi per punen si dhe per perfeksionimin e saje, se Allahu e do çdo njeri qe vepron, dhe vepren e perfeksionon.

Ky eshte Islami qe njeriun e obligon ne dije, ibadete (adhurim) si dhe ne perfeksionimin e punes (zanatin), cilido qofte zanati qe kryen njeriu.

Në fund myftiu SMAJLAJ falenderoi të pranishmit duke filluar nga imami i xhamise Bajram RAMEKAJ i cili sherben prej disa vitesh ne kete xhami, imamet prezent si dhe besimtaret.

Myftiu gjithashtu njoftoi te pranishmit se diten e diele me dt. 26 Shkurt 2023 do jete takimi i radhes ne xhamine e fshatit Lohe – Gradiskije Malesi e Madhe.