Pasditen e dites se marte me dt: 28 Shkurt 2023, ne xhaminë e fshatit Gradec – Marshej, Qendra Administrative Kastrat, myftinia Malësi e Madhe nën moton: “Karvani i Thirrjes”. Organizoi tribunen e katert fetare për vitin kalendarik 2023, me temë:
*Xhamia dhe roli i saje ne Islam*.
Namazin e Iqindise e fali imami i xhamisë Koplik Qender Agim ELEZI.
Pas faljes se namazit u mbajt tribuna ku myftiu SMAJLAJ shpalosi temen në disa pika ku ndërto u spikaten:
Xhamia objekti me i dashur per Allahun ne faqen e tokes.
Xhamia ndërtesa e parë që ndërtoi Pejgamberi Muhammed Alejhi Selam në Kuba afër Medines së Ndritëshme.
Xhamia ishte epiqendra Islame ne kohen e pejgamberit Muhammed Alejhi Selam me sahabët, shoket dhe gjithe besimtarët ku njiheshin me zbritjen e Kur’anit, ajet ajeti, sure pas sureje si dhe mesimet pejgamerike.
Xhamia ishte vendi ku mesohej gjithçka per jeten e kesaj dynjaje ç’ka i nevoitet njeriut qe te kaloje nje jete te kendeshme, si dhe per ahiretin jeten e amshueshme.
Xhamia eshte vendi ku njeriu mban lidhjet me Allahun, lexon Kur’anin, bën dhikrin, duatë lutjet, mban lidhjet vellazerore, familjare, farefisnore e shoqerore.
Personi i cili ndërton xhami ne këtë dynja Allahu i ndërton njeriut një të tillë në Xhennet.
Vlera e mirembajtjes se xhamise si pastrimi, lyerja kanë shpërblim madhor tek Allahu Subhanehu Ve Teala.
Xhamia lot nje rol madhor ne edukimin e brezit te ri e veçanarisht adoleshtet ku shumë psikolog qe e kanë vleresuar madje dhe inkurajuar brezin e ri per te dale te suksesshem ne moshën e adoleshces ne te gjitha sfidat e saje t’i kthehen qendrimit sa me shume ne xhami per rolin pozitiv qe ka xhamia ne vetvete dhe ne mireedukimin shoqeror.
Xhamia eshte vendi ku rriten dhe edukuhen brezat e ardhshem.
Në fund myftiu SMAJLAJ falënderoi të pranishmit duke filluar nga imami i xhamise Bari HALILAJ i cili sherben prej disa vitesh ne kete xhami si imam, mesues kursi i shume femijeve ne mejtepin e kesaj xhamie, imamet prezent si dhe besimtaret e pranishëm.
Myftiu gjithashtu njoftoi te pranishmit se diten e diele me dt. 05 Mars 2023 do jete takimi i radhës në xhaminë e fshatit Ktosh – Grizhe Qendra Administrative Gruemire Malesi e Madhe.
Me temë: “Vëllazëria ne Islam dhe roli i saje”
