Pasdrekën e dites së diel me datë: 05, Nëntor, 2023 në xhaminë e Koplikut Qëndër u organizu simpozium për motrat muslimane nën kujdesin e myftinisë Malësi e Madhe me ligjërues hoxhën e nderuar nga Prishtina Dr. Sedat RRUSTEMI me temen” *Ndërtimi i familjes së shëndoshë*.
Myftiu Edmir SMAJLAJ i uroi mire se ardhjen hoxhës së nderuar Dr. Sedat RRUSTEMIT, njëkohësisht edhe besimtarëve që kishin mbushur xhaminë e Koplikut.
Ligjerusi në këtë seminar u ndal në këto pika:
01. Familja është Fondacioni që mban gjallë shoqërine.
02. Familja është shkolla e ndërtimit të vlerave.
03. Familja është prehja, qetësia e njeriut.
04. Të respektohen te drejtat dhe obligimet e njëri-tjetrit.
05. Arti i komunikimit.
06. Për të qënë prindër të suksesshëm, kini kujdes veprat para thënieve,
T’ju shoqërojë gjithnjë butësia.
07. Mos gjykoni me eufori.
08. Të lulëzojë adhurimi ne shtëpi nëse duam një familje të shëndoshë.
Në fund të seminarit u kërku nga të pranishmet që të vijojnë seminaret me gra se janë shumë te vyeshme për mbrojtjen e familjes.
