Pasdreken e dites se Enjte me dt. 13 Janar 2022 ne xhamine e Koplikut Qender u mbajt mbledhja e pare me imamet e myftinise Malesi e Madhe nen drejtimin e myftiut Edmir SMAJLAJ.Mbledhja eshte njoftuar disa dite me pare nga myftinia ku ne axhenden e kesaj mbledhjeje do te ishte:Raporti vjetor i punes se Myftinise Malesi e Madhe per vitin kalendarik 2021.Plani i punes se Myftinise Malesi e Madhe per vitin kalendarik 2022.Paraqitja me shkrim nga te gjithe imamet analiza e punes se tyre per vitin kalendarik 2021 ne xhamite ku sherbejnë Plani i punes se tyre per vitin kalendarik 2022.Pas faljes se namazit të iqindise myftiu i Malesise se Madhe falenderoi te pranishmit per prezantimin e tyre ne kete mbledhje si dhe paraqiti punen e Myftinise ne aspektin fetar. Gjithashtu shpalosi planin e punes se Myftinise Malesi e Madhe ne aspektin fetar.Mbas myftiut fjalen e mori administratori i myftinise Shkelqim Sykaj i cili paraqiti aktivitetet administrative per vitin qe lame pas dhe planin administrativ per vitin ne vijim.Administratori i ndal me shume tek çeshtja e antaresimeve nga imamet, muezinet, xhematet e xhamive si dhe te besimtareve musliman ne Malesi te Madhe.Ne fund te mbledhjes imamet paraqiten me shkrim aktivitetet e tyre ne xhamite perkatese dhe planet e tyre.



