Home » Aktivitete » 03 Shtator 2024

03 Shtator 2024

Paraditen e ditës së Marte me datë: 03 Shtator 2024, në xhaminë e Koplikut Qëndër u mbajt takimi përmbyllës i kurseve verore apo mejtepeve në xhamitë e Myftinisë Malesi e Madhe.

Aktiviteti u përshëndet nga myftiu Edmir SMAJLAJ.

Me prezencën e imamëve dhe të mbi 150 kursantëve që ndoqën kurset e mësim-besimit, myftinia Malësi e Madhe në bashkëpunim me disa donator vëndas bënë të mundur paisjen me çantat dhe mjetet mësimore të cilat u shpërndanë ne fund të takimit.

Ky takim me nxënësit e shkollave verore apo mejteve erdhi me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor 2024-2025.

Myftiu Edmir SMAJLAJ falënderoi të pranishmit, imamët, nxënesit si dhe prindërit që ua besuan edukimin fetar të fëmijëve të tyre.

Ndër të tjera Myftiu Edmir SMAJLAJ foli edhe mbi rëndësinë që ka arsimimi në Islam si dhe vlerën që ka kërkuesi i dijes, besimi dhe devotshmëria ishin dy pikat tjera ku u fol gjatë këtij takimi.

Në fund të takimit përshëndeti edhe administratori i kësaj myftinie Shkelqim SYKAJ.

Për të gjithë fëmijët prezencë u shpërndanë materialet mësimore që do ua lehtësojnë barrën prindërve të nxënësve, në këtë takim nuk munguan as edhe literatura fetare e cila ishte dhuratë nga shoqata: “Istanbul” në bashkëpunim me shtëpinë botuese: “Progres”, si dhe një kokteil i përgatitur enkas për nxënësit prezencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*